Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë duke klikuar këtu \
Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha i është drejtuar TikTokut, aty ku ka edhe ndjekësit më të rinj për të përçuar disa mesazhe me rastin e 110-vjetorit të Pavarësisë.
Ndërsa uron shqiptarët për Ditën e Flamurit, Berisha sjell në vëmendje se sot Shqipëria ka një problem shumë të madh me qeverinë aktuale pasi siç shprehet ish-kryeministri “me politikat që ndjek, me antireformat që realizon, me plaçkitjen që i bën pasurisë kombëtare dhe fondeve publike, po përzë shqiptarët.”
SALI BERISHA NË TIKTOK
“Të dashur miqtë e mi të Tik Tok-ut,
Me këtë mesazh dëshiroj t’ju uroj nga zemra Gëzuar Ditën e Flamurit! Ditën e Pavarësisë së Shqipërisë!
Të shpreh nderimin tim më të thellë, për Ismail Qemalin dhe për të gjithë ata burra dhe gra që sakrifikuan me jetë, me penë dhe ne të gjitha format bënë të mundur pavarësinë e këtij vendi.
Pavarësia e Shqipërisë është si të thuash festa e të gjitha festave të Shqipëtarëve.
Pa pavarësinë e Shqipërisë, ne do të ishim vidhisur në honet apo mjegullnajat e Ballkanit.
Lavdi Zotit, sot ne jemi të lirë!
Në Shqipëri, në Kosovë dhe kudo që ndodhemi.
Por sot, ne kemi një problem shumë të madh, këtë regjim i cili, me politikat që ndjek, me antireformat që realizon, me plaçkitjen që i bën pasurisë kombëtare dhe fondeve publike, po përze shqiptarët!
Po përze rininë e kombit, sa asnjë regjim tjetër në histori.
Ndaj dhe kjo ditë është një thirrje për çdo të ri të këtij vendi, për çdo shqiptar të marrë përgjegjësitë e tij në mënyrë që Shqipërinë, këtë tokë të begatë, këtë vend të bekuar ta shndërrojmë në kopshtin më të bukur të ëndrrave tona në shtëpinë e së ardhmes sonë.
Zoti e bekoftë Shqipërinë!
Zoti ju bekoftë ju! Faleminderit shumë!”