
Merr lajme ekskluzive
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë duke klikuar këtu
Një shumë e konsiderueshme parash është sekuestruar nga Policia e Fierit pas ndalimit për kontroll të një automjeti në “Kthesën e Verrisë”.
Makina drejtohej nga një 28-vjeçar me iniciale R.Ç., person me precedent të theksuar kriminal.
Gjatë kontrollin në automjetin Nissan të të riut u gjetën 97,540 Euro dhe 3000 Paund, për të cilat 28-vjeçari nuk kishte dokumentacion që të vërtetonte burimin e parave.
Shumat monetare u sekuestruan nga policia, ndërsa 28-vjeçari banues në Kamzë u procedua penalisht në gjendje të lirë për veprën penale pastrim parash. I riu është person me precedent të theksuar kriminal në fushat e plagosjes dhe të vjedhjes së pronës e pasurisë.
Policia vijon hetimet për dokumentimin e plotë ligjor të burimit të të ardhurave të shtetasit R. Ç., si dhe nëse ky shtetas është i implikuar në veprimtari të tjera kriminale.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme. /tvklan.al
Burimi botasot.info/