JiL.al - Jeto i Lumtur

3 mijë turistë vizitojnë Belshin në fundjavë, pushuesit: Vend i bukur! Uji është shumë i pastër, edhe çmimet…

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email
3 mijë turistë vizitojnë Belshin në fundjavë,

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

Rreth 3 mijë turistë vizitojnë vetëm në fundjavë qytezën e Belshit.

Paketa turistike që ofron ky destinacion ka ardhur në rritje , ndërsa për herë të parë janë krijuar mundësi për ngritjen e njësive të akomodimit për të ardhurit.

Shifrat e larta të turistëve konfirmohen nga specialisti i turizmit në bashki Albert Hysa i cili pohon se turistët  vijnë nga e gjithë Shqipëria, Rajoni madje deri nga Arabia Saudite.

Belshi ofron një paketë të gjërë turistike. Vec pedonales dhe panoramës së qytetit, 84 liqene karstike i shtojnë madheshtinë , ndersa disa fshatra si Seferani, Merhoja ia vlen ti vizitosh. Vec eksplorimeve dhe historise në Belsh mund të bësh dhe plazh.

“Femijët vijnë 2-3 herë në javë. Na pëlqen, është vend i bukur, uji është i mirë. Edhe çmimet. Le të vijnë në Belsh, është shumë bukur. Po vijmë cdo ditë, uji është i mirë.

E kemi dhe afër. Do ishte mirë me shezllone. Detin e kemi larg”– shprehen disa prej pushuesve.

Liqeni i Merhojes ofron mundësi për tu larë në ujin e pastër nga fëmijë e të rritur pa shumë shpenzime.

Investimet e Rilindjes Urbane i kanë dhënë të tjera dimensione turizmit në Belsh. Disa biznese agroturizmi po i shtohen këtij destinacioni duke e bërë edhe më të plotë pakëtën turistike..jetoilumtu.al/

Scroll to Top