JiL.al - Jeto i Lumtur

3 milionë euro ora/ Goditet banda shqiptareve, grabitën shtëpinë e Ronaldos dhe 10,000 euro të Verrattit

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Anëtarët e një bande shqiptaro-spanjolle grabitësish janë arrestuar nga nga Policia ën Spanjë.

Ata kanë marrë pjesë në një grabitje të bujshme në shtëpinë e ish-futbollistit të Real Madrid, Ronaldo Nazário.

Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e së dielës.

Bizhuteri dhe ora me vlerë rreth 3 milionë euro u vodhën nga shtëpia teksa bëhej një festë, përveç 10,000 eurosh në para cash, në pronësi të mesfushorit italian të Paris Saint Germain, Marco Verratti, përcjell newsbomb.al. Emrat e tyre nuk bëhen ende me dije.

Policia Kombëtare arrestoi dje dy nga grabitësit në portin e Denias (Alicante) kur zbritën nga trageti me një makinë me të cilën ishin larguar nga ishulli.

Kur u arrestuan, hajdutët kishin me vete një pjesë të bizhuterive të grabitura, sipas CASO ABIERTO, kanali i hetimeve dhe ngjarjeve të Prensa Ibérica. Ata i kishin fshehur në një fund të modifikuar në makinë.

“Kriminelët e arrestuar janë pjesë e një bande shqiptarësh dhe spanjollësh të përkushtuar në grabitjen e shtëpive dhe që tashmë kishin rekord në vendin tonë për akte të ngjashme”, shkruan një prej mediave spanjolle që jep lajmin.

Hajdutët hynë nga disa dritare që ishin të hapura në pjesën e sipërme të vilës, një shtëpi luksoze në Cala Jondal, në qytetin Sant Josep de sa Talaia. Kishte një festë të vogël në katin e poshtëm dhe në zonën e kopshtit. Marco Verratti , i ftuari i Ronaldos, ishte aty me partneren e tij, por edhe miq të tjerë.

As ata dhe as katër anëtarët e shërbimit privat të sigurisë së shtëpisë nuk e kuptuan se çfarë po ndodhte lart, përcjellë newsbomb.al. Hajdutët plaçkitën vetëm pjesën e sipërme të vilës dhe u larguan pa lënë gjurmë.

Largimi nga ishulli për të zhvendosur bizhuteritë e grabitura

Më pas, banda shqiptaro-spanjolle vendosi të largonte plaçkën nga ishulli. Dy nga anëtarët e saj hipën me një makinë në tragetin për në Denia. Kur mbërritën në portin e La Marina, në qytetin e Alicante, i prisnin agjentë të UDEV Qendrore të Policisë Kombëtare. Ata i ndaluan dhe kontrolluan makinën e tyre.

Scroll to Top