
Merr lajme ekskluzive
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë duke klikuar këtu
Kur kanë kaluar 3 vite nga vrasja e 23-vjeçarit Florian Selimaj në fshatin Sulaj të Fierit, ende nuk është vendosur drejtësia për këtë ngjarje. Në 12 Gusht të vitit 2019, 23-vjeçari Florian Selimaj u gjet i vrarë me thikë në një kanal, në vendin e quajtur “Kthesa e Hamilit”.
Pas ngjarjes policia njoftoi se kishte arrestuar autorët dyshuar të krimit, por ende nuk ka një autor të dënuar. Dukate Selimaj nëna e Florian Selimajt endet nëpër organet e drejtësisë për të kërkuar drejtësi për djalin e saj.
“Kam 3 vite që merrem me çështjen e djalit tim. Kam bërë përpjekje të shumta për të zbardhur çështjen, pasi prokurori nuk më ka dhënë mundësi të njihem me asnjë gjë, meë asnjë veprim të tij për këtë çështje hetimore.” shprehet Dukate Selimaj për News24.
Nëna e Florian Selimajt i kthehet edhe një herë ngjarjes së 12 gushtit 2019 ku i vranë djalin. Ajo pretendon që nuk janë kryer veprimet e duhura nga organet hetimore për mbledhjen e provave.
“Relacioni i Policisë që më ka ardhur mua tek dosja është shumë i pasaktë, është i manipuluar, kam kërkuar që të më vijë një relacion i saktë se kam qenë në vendngjarje dhe kam marrë informacione nga Policia gjatë natës.
Më shumë flitet se është gjetur një makinë me kofano të hapur, se sa flitet se çfarë ka bërë Policia që në momentin që unë i kam marrë në telefon dhe deri sa është gjetur trupi i djalit tim.
Kam kërkuar dhe arsye pse Policia nuk bëri kërkime natën e ngjarjes. Të gjithë rrinin kot, nuk kërkonte asnjë njeri për trupin e djalit tim. E kemi gjetur vetë, ndërsa Policia rrinte. Krimet e rënda na kanë thënë se çështja është e zbardhur, unë i kam çuar të gjitha provat në Prokurori, se çfarë bëhet nuk e di.” shprehet Dukate Selimaj.
Nëna e Florian Selimajt pretendon se prokurori i parë që hetoi çështjen ka manipuluar provat. Sipas saj pas shkarkimit të prokurorit nga vettingu dhe zëvendësimit me një prokuror tjetër ngjarja është zbardhur.
Çështja ka shkuar për vrasjen e Florian Selimajt ka shkuar për gjykim. Me shpresën se drejtësia do të veprojë, nëna e Florian Selimajt i bën apel shtetit shqiptar për ndihmë dhe organeve të drejtësisë të zbardhin të vërtetën dhe autorët të marrin dënimin e merituar.
“Nuk është marrë kërkesa e jonë, sepse ajo është “vrasje me paramendim”. I bëj shtetit apel që ne si familjarë të na mbrojnë, nuk jetojmë në fshatin Sulaj të Fierit, sepse nuk kemi siguri, sepse aty nuk i kapin vrasësit, i lanë rrugëve. Shpresoj se drejtësia do dënojë autorët.” përfundon nëna e Florian Selimajt.