“Ishte Artemisa, e pashë”/ Ditë jeshile për zhdukjen e shqiptares në Greqi, dëshmia sjell kthesën e madhe

Jil
Jil
2 Min Read

Një dëshmi e re në emisionin investigativ grek “Dritë në Tunel” ka ngjallur shpresat për gjetjen e Artemisa Vasilit, 19-vjeçares me origjinë shqiptare, e cila është zhdukur 2 vite më parë në rrethana misterioze.

Një shqiptare që jeton dhe punon prej vitesh Suedi, ka pohuar në emision nëpërmjet një telefonate se ka parë Artemisën në qytetin e Goteborgut në Suedi.

Dëshmia në fjalë për 22-vjeçaren ka ngritur alarmin te autoritetet greke dhe ka shkaktuar mobilizimin e menjëhershëm të policisë lokale, Interpolit dhe Autoriteteve Konsullore, ndërsa është vënë në dijeni edhe avokati i familjes, Anastasios Dougas.

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

Pa humbur, avokati së bashku me Arin, vëllanë e Artemisës, udhëtoi për në Suedi për të takuar dëshmitaren dhe për të kërkuar ndihmën e policisë dhe autoriteteve konsullore atje.

Zhdukja e Artemisës

Artemis Vasili u zhduk më datë 15 tetor 2020 në Koropi, teksa familjes i kishte thënë se po shkonte për të dhënë një intervistë pune, por nuk u kthye më.

Mediat greke citojnë disa dëshmitarë që janë shprehur se e kanë parë vajzën shqiptare në një gjendje të keqe psikologjike. Vajza është parë duke qarë e vetme në një rrugë kryesore të Athinës.

Tre janë dëshmitë. Konkretisht pak pas zhdukjes, një grua tha se e pa vajzën 19-vjeçare në një gjendje shoku dhe duke qarë e vetme në rrugë. Gruaja iu afrua vajzës dhe u përpoq ta ndihmonte ndërsa Artemis u largua.

Një tjetër dëshmitar deklaroi se duke zbritur në stacionin e autobusit e pa 19-vjeçaren të trembur dhe duke ikur me nxitim. Gjithashtu një informacion tjetër erdhi se vajzës i kishte rënë të fikët në rrugë, por sapo ishin afruar njerëzit ishte shprehur se ishte mirë dhe ishte larguar.

Për herë të fundit vajzën me origjinë shqiptare e kapën kamerat duke shkuar në një stacion autobusi, ndërsa më pas janë vetëm dëshmitë e qytetarëve.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *