35-vjeçari shqiptar, baba i dy fëmijëve, gjendet i vdekur me qafën e prerë (Detaje)

Jil
Jil
1 Min Read

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

Një 35-vjeçar, baba i dy fëmijëve, ka humbur jetën tragjikisht paraditen e sotme në Greqi. 

Mediat fqinje raportojnë se ai ishte duke kryer punë bujqësore në zonën Vouta Kantanou-Selinou në Chania dhe në një moment ai u ngjit në një shkallë për të prerë degët e një peme ulliri.

Në këto momente ndodhi tragjedia. Ai rrëshqiti nga shkallët dhe motorseka për të prerë degët që mbante në duar të ndezur, i ra mbi trup duke i prerë një pjesë të fytit.

Sipas dëshmive, fqinjët që ndodheshin aty pranë shkuan me shpejtësi në vendngjarje dhe kanë parë që fatkeqsisht 35-vjeçari shqiptar kishte ndërruar jetë.

Trupi i tij ishte në tokë, me një pjesë të qafës së tij të prerë nga motorseka. Policia ka shkuar në vendngjarje dhe ka nga hetimet ka përjashtuar mundësinë e një ngjarje kriminale./GazetaShqip

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *