Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë duke klikuar kët
Detaje të reja janë mësuar nga gjendja shëndetësore e kryebashkiakut të Divjakës, Fredi Kokoneshi, i cili u plagos ditën e sotme me thikë.
Mësohet se gjendja e Kokoneshit është stabël dhe jashtë rrezikut për jetën..
Kryebashkiaku u plagos ditën e sotme nga Ergest Xhelili pas një konlikti mes të dyve. I plagosur mbeti dhe shoferi i Kokoneshit, Gasment Bullari.
Plagoset Kryetari i Bashkisë Divjakë, Fredi Kokoneshi
Mësohet se konfliktet mes Kokoneshit dhe autorit të plagosjes, Ergest Xhelili kishin nisur kur ky i fundit ishte shkarkuar nga puna si punonjës IT-je në bashkinë e Divjakës.
Ndërkohë që sërish pas këtyre debateve mes tyre ‘mollë sherri’ për një rindezje të konflikteve ishte bërë transferimi i bashkëshortes së autorit, nga shefe e infermiereve në poliklinikën e Divjakës drejt një pozicioni tjetër.
Si fillim mësohet se mes autorit dhe Kokoneshit ka pasur një debat verbal që ka degjeneruar deri në përdorimin e thikës.
Kjo nuk ishte hera e parë që Kokoneshi ishte pre e dhunës. Gjatë verës së këtij viti, ai u dhunua në zyrën e tij nga nipi i deputetit të PS, Paulin Stërkaj, Dritan Stërkaj, i cili është edhe https://www.jetoilumtur.al/wp-content/uploads/2010/08/triforce-wallpaper.jpgistrator i një resorti. Denoncimin në atë kohë e beri vetë Kokoneshi më 11 korrik.
Ai pretendoi në atë kohë se një 32-vjeçar, me iniciale D.S, e ka goditur me grushte dhe e ka ofenduar për shkak të detyrës.
Kryebashkiaku tha se ngjarja ka ndodhur në zyrën e tij. Shkak i konfliktit me nipin e deputetit të PS ishin pagesat e taksave ndaj Bashkisë që resorti ka detyrim.