Merr lajme ekskluzive
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë duke klikuar këtu
Të gjithë kanë sekrete që i mbajnë për vete, mirëpo çdo marrëdhënie duhet të bazohet tek besimi. Ndonjëherë është të vështirë të vendoset një kufi mes një çifti, mirëpo komunikimi është çelësi i një marrëdhënieje të suksesshme.
Sa herë ndjeni që partneri po ju fsheh diçka, kini parasysh këto 4 shenja që ai jua tregon pa dashje:
Ndryshimi i zërit
Nëse vini re një ndryshim në volumin e zërit të partnerit tuaj kur ata po flasin me ju, ta dini që mund të jenë duke ju gënjyer. Ata madje kapërdihen më shpesh dhe marrin frymë thellë. Këto janë reagime natyrore të trupit të tyre, kur nervozohen për diçka.
Ata e shmangnin shikimin sy më sy
Sytë mund të zbulojnë shumë emocione, kështu që nëse partneri juaj vazhdon të shmangë shikimin sy më sy, mund të ndodhë, sepse ata nuk duan që ju të shihni përmes tyre. Ju mund të gjeni frikë në sytë e tyre dhe kjo është arsyeja pse ata përpiqen të mos krijojnë kontakt sy më sy.
Përgjigjet e pyetjeve tuaja janë të paqarta
Vini re diçka: kur e pyesni të dashurin për diçka, përgjigjja e tij është e paqartë. Sytë e tij lëvizin nga e majta në të djathtë. Diçka nuk po shkon mirë. Një tjetër shenjë është kur ata i përgjigjen pyetjes me një pyetje. Në këtë rast, ata po mundohen të fitojnë kohë shtesë për të krijuar gënjeshtrën.
Gjuha e tyre e trupit tregon që ata janë nervozë rreth jush
Gjatë një bisede, nëse partneri juaj largon trupin e tyre nga ju, kjo mund të jetë një shenjë se ata kanë disa sekrete dhe nuk dëshirojnë që ato të zbulohen. Është mënyra e tyre e pavullnetshme, për t’u fshehur. Gjithashtu, kafshimi i thonjve është një shenjë pasigurie ose ankthi, kur ata fshehin diçka. Nëse partneri juaj normalisht nuk i fut duart në xhepa, por papritmas fillon ta bëjë këtë gjë, kjo mund të jetë një shenjë që ata po përpiqen të ngushëllojnë veten, sepse e dinë që po bëjnë diçka të gabuar.