JiL.al - Jeto i Lumtur

4 vjet e 11 muaj burgim për vrasësin e 14-vjeçarit në Prishtinë, flet babai i tij

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

 

 

Lotët zor se i mban sa herë kujton se djali i tij i vogël, nuk jeton më. Për Besim Hysenin nga lagjja Kodra e Trimave në Prishtinë, asgjë më s’është sikur para 1 marsit të këtij viti.

Në atë datë, djali i tij 14 vjeçar R.H, ishte vrarë me thikë teksa po shkonte në shkollë nga një 15 vjeçar me inicialet E.H, me të cilin as nuk njiheshin.

Dorasi që po ashtu është i mitur, ka pranuar fajësinë para organeve të rendit për veprën penale për të cilën akuzohet.

Ndaj tij, këtë të martë u shpall aktgjykimi nga Gjykata Themelore në Prishtinë.

Pos pranimit të fajësisë dhe burgimit, familjarët e dorasit kanë ndërmjetësuar përmes një hoxhe, që t’i kërkojnë besë familjes së viktimës.

Megjithatë, kjo s’ka një limit kohor.

Për fund, babai i viktimës e ka një mesazh për të gjithë prindërit e tjerë

Jeto I Lumtur.al

Scroll to Top