“Do shkoj deri në Strasburg”, i vranë të birin në 2019, e ëma: Janë shtyrë qëllimisht 10 seanca (EMRI)

Jil
Jil
2 Min Read

Kur kanë kaluar 3 vite e gjysmë nga vrasja e 23-vjeçarit Florian Selimi në fshatin Sulaj të Fierit, ende nuk është vendosur drejtësia për këtë ngjarje.

Në 12 Gusht të vitit 2019, 23-vjeçari u gjet i vrarë me thikë në një kanal, në vendin e quajtur “Kthesa e Hamilit”.

Dukate Selimi, nëna e Florian Selimit endet nëpër gjyqe për të kërkuar drejtësi për djalin e saj. Edhe pse çështja ka shkuar për gjykim, ajo shprehet me rezerva për trupën gjykuese dhe se janë shtyrë qëllimisht 10 seanca gjyqësore.

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

Nëna e Florian Selimit pretendon se gjyqtari Alfred Konomi ka thyer etikën profesionale duke i kërkuar prezencë të viktimës në gjyq dhe duke shkaktuar të qeshura tek të dyshuarit për vrasjen e djalit.

Më tej Dukate Selimi ka pretenduar se në sallën e gjyqit e ulin afër të dyshuarve për vrasjen e djalit dhe se kur i ka kërkuar gjyqtarit Alfred Konomi një kopje të raportit mjekësor të gjyqtares Olkeda Manellari e cila mungonte dhe shtyhej seanca, gjyqtari e ka përzënë nga salla e gjyqit duke kërkuar ndërhyrjen e forcave të policisë.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *