Merr lajme ekskluzive
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë duke klikuar këtu
KOSOVË- Fstat e fundvitit kanë rritur ndjeshëm fluksin e automjeteve në drejtim të Kosovës.
Në pikat e kalimit kufitar me Serbinë sonte po vazhdon të ketë fluks të madh të automjeteve dhe pritje të gjata deri në 5 orë të bashkatdhetarëve tanë, që po vijnë nga vendet e Evropës Perëndimore për të kaluar festat e fundvitit në Kosovë. Telegrafi shkruan se kolona të gjata të veturave, sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhimin Kufitar (raporti i orës 20:08) dhe pritje më të gjata ka në vendkalimet kufitare me Serbinë në Merdar dhe të Dheu i Bardhë, raporton Telegrafi.
Në vendkalimin kufitar në Merdar, bashkatdhetarët po presin deri në pesë orë për të hyrë, kurse kolona e automjeteve arrin deri në 1.5 km. Ndërsa, në vendkalimin kufitar te Dheu i Bardhë, për të hyrë në Kosovë po pritet deri në dy orë. Kolonat e automjeteve në këtë vendkalim kufitar arrijnë deri në 1km.
Edhe në vendkalimin në Muçibabë bashkatdhetarët po presin më shumë se një orë për të hyrë në Kosovë, kurse në Mutivodë deri në 30 minuta. Dy vendkalimet kufitare me Serbinë në veri të vendit, në Jarinjë dhe Bërnjak, po vazhdojnë të qëndrojnë të mbyllura, si pasojë e barrikadave të vendosura nga serbët në rrugët magjistrale që shpien në këto dy pika kufitare. Në vendkalimet e tjera kufitare të Kosovës me vendet fqinje nuk raportohet për kolona, pasi pritjet për të hyrë dhe për të dalë nga Kosova janë 03-05 minuta.noa.al