
Tre persona kanë rënë në prangat e policisë, pas ngjarjes së ditës së djeshme në Tiranë, ku një 55-vjeçar u vetëplagos me armë zjarri.
H. Xh., 66 vjeç u arrestua pasi në banesën e tij policia ka gjetur armën e zjarrit që dyshohet se është përdorur për ngjarjen, të cilën ai e mbante pa leje.
Merr lajme ekskluzive
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë duke klikuar këtu
Po ashtu, në pranga ranë edhe N. Xh., 26 vjeç, dhe F. Xh., 53 vjeçe, pasi nuk kanë kallëzuar krimin.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 1 arrestuan shtetasit H. Xh., 66 vjeç, N. Xh., 26 vjeç, dhe F. Xh., 53 vjeçe, të tre banues në Tiranë. Shtetasi H. Xh., ditën e djeshme, është vetëplagosur me armë zjarri në banesë. Gjatë kontrollit në banesën e 66-vjeçarit, shërbimet e Policisë, kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale, armën e zjarrit që dyshohet se është përdorur për ngjarjen, të cilën shtetasi H. Xh. e mbante pa leje, ndërsa shtetasit N. Xh. dhe F. Xh., nuk kanë kallëzuar krimin. /abcnews.al
Burimi https://lajmifundit.al/