66-vjeçari nga shërohet nga SIDA, bëhet personi i katërt në botë

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

 

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu.

Një burrë 66-vjeçar në Kaliforni është shëruar nga infeksioni HIV, sipas një njoftimi lidhur të bërë nga ekipi mjekësor në Qendrën Mjekësore City of Hope. Ai është personi i katërt në botë që shërohet nga SIDA (HIV-AIDS). 66-vjeçari është pacienti i dytë që shpallet pa HIV/AIDS këtë vit.

Shkurtin e kaluar një grua nga Nju Jorku u raportua gjithashtu se ishte shëruar nga sëmundja. Pacienti, i koduar “Qyteti i Shpresës”, sipas emrit të qendrës mjekësore, ashtu si pacientët e Berlinit dhe Londrës, të cilët ishin të parët që u konsideruan të shëruar nga infeksioni, arriti në mënyrë efektive shërimin e përhershme të SIDA-s pas transplantimit të palcës.

Dr. Jana Dichter, një studiuese në Qendrën Mjekësore të City of Hope në Kaliforni, thotë se një burrë 66-vjeçar me HIV, i cili u trajtua me transplantim të qelizave staminale për leuçeminë akute tha se u shërua pas marrjes së një transplanti të qelizave staminale nga një donator me një mutacion të rrallë gjenetik. Hulumtimet e tjera të paraqitura në konferencë përfshinin rastin e një gruaje spanjolle, e cila mbajti një ngarkesë virale të pazbulueshme me HIV për 15 vjet pa trajtim./ news.tahrir2day

 

 

Scroll to Top