U ekzekutua sot te “Mbikalimi i Fushë-Krujës”, Brilant Martinaj, dy vite më parë vrau efektivin e FNSH

Jil
Jil
2 Min Read

Një nga viktimat e atentatit në Fushë Krujë që ndodhi ditën e sotme, Brilant Martinaj ka qenë i dyshuar për vrasjen e Xhulio Prelës në Lezhë.

Xhulio Prela efektiv i policisë është vrarë mbrëmjen e 5 dhjetorit të 2020.

Intenerari ishte lokalizuar nëpërmjet qelizave telefonike dhe është kryer përafërsisht në orarin kur mendohet se është kryer dhe vrasja e policit.

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

Policia njoftoi në atë kohë se Prela dhe 2 personat, kanë filluar konfliktin për shkak të dritave të gjata të makinës por nuk u konfirmua se kush ishte personi që e nisi konfliktin i pari.

Efektivi i FNSH-së, Xhulio Prela u ekzekutua në orët e para të mëngjesit të datës 5 dhjetor me një plumb në gjoks teksa po kthehej nga Shkodra për në Tiranë.

26-vjeçari ishte nisur nga Tirana për në aeroportin e Rinasit në orën 01:00 të natës për të marrë një mikun e tij e për ta dërguar drejt fshatit Kosmaç në Shkodër.

Pasi e dërgoi mikun e tij në Shkodër, gjatë kthimit efektivi i policisë është përballur me ekzekutorët e tij të cilët e lanë të vdekur në vend./ ./jetoilumtu.al/

 

burimi lajmifundit.al/

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *