Dy vatra zjarri, një në lartësinë e kodrave pranë Kepit të Rodonit dhe tjetri në pyllin e fshatit Shetaj janë shfaqur pasditen e sotme.
Në kodrat e kepit të Rodonit zjarri ka djegur një sipërfaqe toke të veshur me bimësi të ulët dhe shkurre, ndërsa në fshatin Shetaj bimësi dhe pemë frutore.
Në kodrat e Kepit të Rodonit, pranë vendit ku është shfaqur vatra e zjarrit nuk ka banesa apo godina biznesi.
Merr lajme ekskluzive
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë duke klikuar këtu
Ndryshe paraqitet situata në fshatin Shetaj, ku ka një numër të konsiderueshëm objektesh. Këtu zjarrfikësit kanë vënë thuajse nen kontroll situatën.
Ndërsa për shkak të pozicionit gjeografik dhe ndarjes së parcelave me rrjeta teli, ndërhyrja ka qenë e vështirë.
Reparti zjarrfikësve thotë se situata po vihet nën kontroll dhe nuk ka rrezik përhapje.
/jetoilumtu.al/
burimi lajmifundit.al/