Katër persona dyshohet se kanë qenë autorët e masakrës te Mbikalimi i Fushë-Krujës pasditen e sotme, ku mbetën të vrarë tre persona, teksa dy prej tyre u dogjën në makinë. Ndërkohë pak minuta pas krimit, pak kilometra nga vendi i ngjarjes, në Larushkë u gjet i djegur një automjet që dyshohet se ishte përdorur nga autorët.
Gazetari Igli Çelmeta raportoi për “BalkanWeb” se pas shuarjes së plotë të zjarrit në makinën e dyshuar të përdorur nga autorët, janë gjetur në brendësi të makinës tre armë zjarri automatike.
Merr lajme ekskluzive
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë duke klikuar këtu
Targa e mjetit del e vjedhur e kallëzuar si e vjedhur në Tiranë këtë vit.
Dyshohet se kanë qenë 4 veta (autorë), ku tre kanë dalë nga mjeti dhe kanë qëlluar para mjetit në drejtim të viktimave.
Nga këqyrja e vendit të ngjarjes dyshohet se 30-vjeçari Diklen Vata që mundi të dilte nga mjeti i plagosur, por i gjallë është qëlluar dhe nga afër me armë.
Në vendngjarje janë sekuestruar mbi 50 gëzhoja armësh automatike.
Një prej viktimave të djegura dyshohet se është Brilant Martinaj, ndërsa tjetri shoferi i mjetit ende nuk është konfirmuar 100% identiteti. BW/jetoilumtu.al/
burimi lajmifundit.al/