JiL.al - Jeto i Lumtur

Shfrytëzonin të miturin për të shpërndarë lëndë narkotike arrestohen 4 persona mes tyre një shqiptar

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Katër persona janë arrestuar nga policia italiane nën akuzën e trafikut të drogës.

Mediat italiane shkruajnë se në pranga kanë rënë tre italianë të moshave 44, 38 e 15 vjec, e një shqiptar 29 vjec.

Gjatë kontrollit, karabinierët i kanë gjetur të miturit në xhepa 19 doza kokainë dhe 24 heroinë.

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

Droga ishte bërë gati për t’u shitur. Policia e vendit fqinj ka bërë me dije se ndërsa i mituri shpërndante lëndën narkotike, tre të tjerët e vëzhgonin atë.

Tre personat e moshës madhore janë në burg, ndërsa 15-vjecari është dërguar në një qendër të pritjes së fëmijëve.

Të burgosurit janë në pritje të dënimit nga gjykata./jetoilumtu.al/

 

burimi lajmifundit.al/

Scroll to Top