Konteineri duhet të ishte i plumbosur, por plumbçja e vendosur nga autoritetet doganorë në vendin e origjinës dhe nga kqyrja brenda kontenierit rezultoi se mungonte një sasi arkash me banane.
Kontenieri ka qenë i mbivendosur mbi një tjetër kontenier kur u konstatua i hapur.
Gjatë marrjes në pyetje punonjësit e forcës së sigurisë kanë mohuar përfshirjen në këtë rast dhe kanë pretenduar se kontenieri ka ardhur i hapur pasi është e pamundur që të hapej dhe shkarkohej pa u vëne re nga ata, apo kamerat e shumta të sigurisë në terminalin e kontejnerëve të https://www.jetoilumtur.al/wp-content/uploads/2010/08/triforce-wallpaper.jpgistruar nga kompania koncensionare ”Mariner Adriatik”.
Merr lajme ekskluzive
Doni të informoheni të parët për laj me ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë duke klikuar këtu
Task Forca dyshon se hapja e kontejnerit ka ndodhur gjatë natës, ndaj janë arrestuar të gjithë punonjësit e turnit të dytë, ndërkohë mungesa e punëtorëve të terminalit ka ndikuar dhe në përpunimin e anijeve me kontejnerë.
Nga hetimet paraprake, kontrolli i ngarkesës dhe ballafaqimi i dokumentacionit rezulton se në kontejner mungojnë 49 arka me banane që nuk dihet se ç’kishin brenda tyre.
Prandaj të arrestuarit janë vënë nën akuzën e ”shpërdorimit të detyrës”, ”heqjes dhe thyerjes së shenjave të sigurisë së autoriteteve doganore”, ndërsa ndaj dy punonjësve të kompanisë pritëse të mallit është ngritur edhe akuza e ”kontrabandës me mallra të tjerë”.
Ndërkohë vijojnë hetimet për të dokumentuar këtë ngjarje të rëndë që dyshohet se ka lidhje me trafikun e lëndëve narkotike përmes portit të Durrësit./top channel/jetoilumtu.al/
burimi lajmifundit.al/