Policia e shtetit ka vendosur nje shperblim per kedo qe jep informacion ne lidhje me autoret e ngjarjes se ndodhur diten e sotme ne Fushe Kruje ku u vrane me arme tre persona.
Lajmi eshte bere me dije nga policia e shtetit pas takimit qe Gledis Nano ka pasur me strukturat e policise ne Kruje.
Merr lajme ekskluzive
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë duke klikuar këtu
Deklarate, Policia e Shtetit
\Në kuadër të veprimeve që strukturat hetimore të Policisë së Shtetit po kryejnë në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Krujë dhe agjencitë e tjera të zbatimit të ligjit për zbardhjen e ngjarjes së ndodhur në Fushë Krujë ku mbetën të vrarë me armë zjarri tre shtetas, si dhe në zbatim të detyrave të lëna nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Gledis Nano gjatë takimit me krerët e DVP Durrës e Tiranë dhe të Departamentit të Policisë Kriminale, për zbardhjen sa më parë të ngjarjes, grumbullimin e informacionit nga qytetarët apo dëshmitarët që mund të kenë parë ngjarjen apo kanë dijeni për autorët, ju informojmë se:
Policia e Shtetit ka vënë menjëherë në dispozicion për çdo informacion të vlefshëm që do çojë në zbardhjen e ngjarjes, 3 milionë lekë të rinj.
Cilido që ka informacion të vlefshëm ta dërgojë në numrin e telefonit 069 41 10 853, i cili ka të disponueshëm edhe aplikacionin WhatsApp, duke ju garantuar anonimat të plotë dhe të sigurtë.
Policia e Shtetit fton qytetarët që të bashkëpunojnë me strukturat policore në interes të rritjes së parametrave të rendit e sigurisë dhe të parandalimit të ngjarjeve kriminale që cënojnë jetën dhe pronën e qytetarëve.
Ngjarja:
Nga të shtënat makina u përfshi nga flakët, ndërsa njëri nga personat që ishte pasagjer në mjet doli me shpejtësi jashtë. Ai tentoi të largohej por u vra nga ekzekutorët. Sipas policisë, viktimë mbeti 30-vjeçari, Diklen Vata.
Ndërkohë dy shokët e tij të bërë shoshë nga plumbat, u dogjën brenda në makinë. Sipas deklarimeve të dhëna nga familjarët e 30-vjeçarit Diklen Vata, viktime e sulmit mbeti dhe Besmir Hoxha e Brilant Martinaj. Tre të rinjtë ishin duke udhëtuar së bashku.
Në vendgjarje mbërritën menjëherë policia, forcat zjarrfikëse si dhe ambulanca. Hetuesit morën dëshmitë e para dhe mblodhën provat e para.
Gjatë kontrolleve në zonë agjentët gjetën në fshatin Larushk, një makinë të djegur tip “Volksëagen Passat”. Mjeti dyshohet se u përdor nga autorët pasi në brendësi të tij u gjet dhe një armë zjarri automatik, që mendohet të jetë përdorur nga ekzekutorët…jetoilumtu.al/