Ka rene ne prangat e policise nje 40-vjecar pasi kreu vepren kriminale ”Plagosje e rende me dashje”.
Ai ishte duke lundruar ne det me motoskaf ku ka marre para nje 7-vjecar .
Merr lajme ekskluzive
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë duke klikuar këtu
Ai nuk ka zbatuar rregullat e kufizimit me bova detre dhe eshte futur ne zonen e cila nuk lejohet te pershkuhet me motoskaf pasi eshte e rrezikshme.
Njotimi i policise:
Nuk respektoi kufizimin me bova detare dhe u fut në zonën ku nuk lejohen mjetet lundruese, për pasojë dëmtoi një shtetas të mitur, vihet në pranga 40-vjeçari.
Sekuestrohet mjeti lundrues tip motoskaf.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë, në vijim të veprimeve hetimore në lidhje me ngjarjen e ndodhur pasditen e djeshme, në plazhin e Jonufrës, arrestuan në flagrancë, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”, shtetasin A. K., 40 vjeç, banues në Tiranë.
Shtetasi A. K. nuk ka respektuar kufizimin me bova detare dhe është futur në zonën në të cilën nuk lejohet lëvizja e mjeteve lundruese, ku si pasojë ka dëmtuar një 7-vjeçar që ishte duke notuar, i cili aktualisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprime të mëtejshme.
.…jetoilumtu.al/
burimi lajmifundit.al/