Deklaratë e zëvendësministres së Mbrojtjes Dallëndyshe Bici
SITUATA E ZJARREVE
Merr lajme ekskluzive
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë duke klikuar këtu
Sipas të dhënave më të fundit nga Qendra Kombëtare Operacionale e Emergjencave Civile, gjatë 24 orëve të fundit janë vënë nën kontroll 20 vatra zjarri, ku 10 prej tyre kanë qenë më
Janë shuar dy vatrat në Qarkun e Vlorës, ajo në fshatin Qesarat dhe në kodrat me ullinj të Pusit të Mezinit në qarkun e Vlorës.
Në qarkun e Durrësit është neutralizuar vatra në “Makaresh”, zonën e Krastës, në fshatin Bizë për të cilën është luftuar prej dy ditësh, në varrezat e vjetra të Durrësit si dhe në Gjirin e Lalzit duke shmangur rreziqet për zonat e banuara.
Më e qetë është situata edhe në një vatër në fshatin Patin në Klos.
Është shuar një vatër e raportuar në Vorë në fshatin Marikaj dhe fshatin Dushk në bashkinë Lushnje.
Puna vijon prej orëve të para të mëngjesit në shpatin e malit në Balldren, ku tashmë kemi një situatë të normalizuar, në fshatin Shetaj në Durrës, në fshatin Lgjin në Orosh të Mirditës, ku është aktivzuar sërish një vatër si dhe në fshatin Lekbibaj në Tropojë.
Gjatë dy muajve të sezonit veror,Qershor-Korrik për shkak edhe të temperaturave të larta që kanë përfshirë të gjithë rajonin e Evropës, në të gjithë vendin janë shfaqur 220 vatra zjarri në 42 bashki të vendit.
Prefekturat të cilat kanë pasur numrin më të lartë të vatrave të zjarreve kanë qënë Fieri, Shkodra, Vlora dhe Tirana.
Në menaxhimin e situatave të zjarreve, gjatë kësaj periudhe janë angazhuar në total 3088 forca dhe 320 mjete nga: Forcat e Armatosura, forcat zjarrfikëse, policia e shtetit, forca vullnetare, trupa të Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura, shërbimit pyjor si dhe punonjës të pushtetit vendor.
Në dy operacione për shuarjen e zjarreve, Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile i është drejtuar Mekanizimit Evropian të Mbrojtjes Civile për ndihmë.
Të gjitha strukturat e sistemit të mbrojtjes civile janë në gatishmëri të plotë me të gjitha kapacitetet nga toka dhe ajri.
U bëjmë thirrje qytetarëve të cilësojnë veten pjesë të mbrojtjes civile, të bëjnë kujdes dhe të raportojnë në kohë zjarret, në mënyrë që të parandalohet përhapja e tyre në sipërfaqe më të mëdha.
Bashkëpunoni me pushtetin vendor, njoftoni sa më shpejt të mundeni zjarrfikësit! Zjarret e qëllimshme ose nga pakujdesia dënohen sipas ligjit.
.…jetoilumtu.al/