E rëndë/ U plagos dje bashkë me djalin, ndërron jetë babai në spital

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Ndërron jetë pasi u godit me thikë 77 vjeçari, Haxhi Balla ndërsa vijon të jetë nën kontrollin e mjekëve djali i tij 53 vjeç Aleks Balla. Ngjarja ndodhi në fshatin Qënas ku për motive të dobëta 38 vjeçari Armando Borici goditi me thikë babë e bir.

Mësohet se konflikti nisi pas ndezjes së një zjarri nga Haxhi e Aleks Balla tymi i të cilit përfundoi në dritaren e shtëpisë së 39 vjeçarit Borici.

Sherri nisi fillimisht me fjalë e shpulla, ndërsa përfundoi me gotjen e thikës nga ana e 38 vjeçarit ndaj Aleks e Haxhi Ballës.

Blutë arritën të ndalonin autorin e ngjarjes ndërsa u shoqëruan në spitalin e Fierit dy të lënduarit ndërsa fatkeqësisht 77 vjeçari nuk arriti ti mbijetojë goditjeve të thikës.

Scroll to Top