Rekordin e mban Tirana dhe Shkodra, 20 vrasje brenda 7 muajve, policia larg zbardhjes së atentateve

Jil
Jil
1 Min Read

Kur kanë kaluar 7 muaj të vitit 2022, Policia e Shtetit duke se është larg zbardhjes së vrasjeve të paktën atyre me natyre mafioze, asnjë prej të cilave nuk është dokumentuar deri më tani.

Në total janë 20 vrasje gjatë këtij viti, 8 prej të cilave janë atentate mafioze të pazbardhura, ndërkohë që 12 janë për hakmarrje ose për motive banale, vetëm një nga të cilat ka mbetur pazbardhur.

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

Rekordin e mban Tirana dhe Shkodra, secila me nga 3 vrasje të tipit mafioz që kanë mbetur pa autorë ndonëse kanë kaluar muaj. Konkretisht në Tiranë, janë të pazbardhura vrasja e Erion Çelës, Iljaz Calit dhe Aleksandër Sadikajt. Ndërsa në Shkodër, nuk ka autorë për ekzekutimet e Nazmi Bandulës, Naim Bajrit dhe Lulash Qepurit. Asnjë në pranga as për vrasjen e Arben Mërkurit apo vrasjen e 3-fishtë të Fushë-Krujës. Ndërkohë që të vetmit që ka arritur të arrestoje Policia janë autorët e vrasjeve për arsye banale ku burrat kanë vrarë gratë, vjehrri ka vrarë nusen, apo ato me natyrë gjakmarr

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *