JiL.al - Jeto i Lumtur

“Smart”- i i 34-vjeçares në Korçë shkrumbohet plotësisht, zjarri i qëllimshëm

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Një automjet i parkuar është djegur ditën e sotme në qytetin e Korçës.

Policia ka njoftuar se ngjarja ka ndodhur në lagjen 10 të qytetit juglindor, ku një automjet “Smart”, në pronësi të një 34-vjeçareje është djegur plotësisht teksa ishte parkuar në afërsi të shtëpisë së të resë.

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

Dyshimet e para janë për zjarrvënie të qëllimshme, ndërsa po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve si edhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Korçë

Më datë 23.07.2022, rreth orës 01:30, në lagjen nr. 10, Korçë, ka rënë zjarr dhe është djegur plotësisht automjeti tip “Smart” në pronësi të shtetases L. Z., 34 vjeçe, banuese në Korçë, i parkuar në afërsi të banesës së saj. Nga hetimet e kryera, dyshohet se zjarri mund të jetë vënë qëllimisht. Nga ana e Policisë po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve si edhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprime të mëtejshme.

Scroll to Top