JiL.al - Jeto i Lumtur

“Shënjestra shpëtoi sërish”, lidhja e Ylli Brahimit me ekzekutimin e bujshëm të Bujar Likës brenda hotelit në Mamurras

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Vrasja e Klisman Breçit dhe plagosja e Ylli Brahimit, tronditi qytetin e Milotit mbrëmjen e djeshme. Mësohet se Ylli Ibrahimi ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Për 46-vjeçarin, ky është atentati i dytë brenda dy vitesh. I njohur si person i afërt i Bujar Likës, i ekzekutuar brenda një hoteli në zonën e Mamurrasit më 31 maj të vitit 2020, Ylli Ibrahimi i ka të hershme problemet me drejtësinë.

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

Ylli Ibrahimi ishte duke ecur qetësisht në rrugë në qendër të qytetit, i shoqëruar së bashku me 2 shokë, njeri prej tyre Bujar Lika, kur 2 persona me motor vijnë me shpejtësi dhe qëllojnë me armë në drejtim të tij!

45-vjeçari mbeti i plagosur, teksa 2 shokët e tij shpëtuan mrekullisht.

Autorët të maskuar me skafandër dhe kapuçin e xhupit kanë qëlluar disa herë me breshëri në drejtim të 45-vjeçarit, duke e lënë të plagosur. Plumbat e kanë prekur në gjymtyrët e poshtme, duke i shkaktuar dëmtime të shumta.

Ngjarja mbeti pa autorë sot e kësaj dite.

Vrasja e Bujar Likës

Paulin Gjergji dhe Bujar Lika, u varnë në muajin maj të vitit 2020-të brenda një lokali në autostraden Milot-Mamurras pranë fshatit Gjorm të Kurbinit.

Në lidhje me këtë krim të dyfishtë janë dërguar për gjykim katër të pandehur për akuzat e vrasjes në rrethana të tjera cilësuese e kryer në bashkëpunim dhe armëmbaajtje pa leje.

Eduart Lamaj akuzohet se ka pasur rolin e ekzekutorit, ndërsa miqtë e tij Ilir Lika (Xhepaj), Klaudio Përkola dhe Oltion Vlashi në rolin e ndihmësit.

Sipas prokurorisë motivet e ngjarjes mbeten të paqarta, por ka dyshime të forta se 4 autoret kanë patur si qëllim grabitjen e biznesmenit Paulin Gjergji, ngjarje që përfundoj më pas në përdorimin e armës, duke qenë se edhe Bujar Lika ka qenë i armatosur./VoxNews

Atentai i parë i shoqëruar nga Bujar Lika

Scroll to Top