Një qytetare shqiptare nga Prishtina ka denoncuar një vajzë shofere, e cila për pak e ka përplasur në vijat e bardha.
Përveçse desh e ka përplasur, shoferja e ka ofenduar rëndë dhe e ka kërcënuar. Në një moment dëgjohet teksa thotë se e ka babain prokuror.
Merr lajme ekskluzive
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë duke klikuar këtu
Gjthashtu, ajo shihet teksa kënaqet dhe përqesh brenda makinës qytetaren, të cilës i rrezikoi jetën bashkë me fëmijën e mitur.
Më pas qytetarja tërhiqet nga disa burra, pasi shoferja e inatosur edhe mund ta përplasë nga nervat.
Sipas mediave kosovare, vajza është identifikuar dhe bëhet fjalë për Valentina Aliun, vajzën e Lulzim Aliut, që jeton në Blegjikë dhe nuk e ushtron detyrën e prokuorit në Kosovë.
Tashmë, ndaj saj pritet të vendoset gjobë për të rendit dhe qetësisë publike dhe për kundërvajtje.
Prokuroria e Kosovës dhe policia janë duke marrë masat e nevojshme për rastin, i cili bëi bujë të madhe në rrjetet sociale.