Kreu vrasje me thikë në 98-ën, arrestohet në Sarandë i shumëkërkuari (EMRI)

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Policia e Sarandës ka arrestuar ditën e sotme një 62-vjeçar Hair Breshanaj.

62-vjeçari ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Parë Vlorë, me vendimin e datës 21.12.2000, e ka dënuar me 20 vjet burgim, për veprën penale “Vrasja me dashje”. Ngjarja ka ndodhur më datë 24.11.1998, në lagjen “Uji i Ftohtë”, Vlorë, pas një konflikti për motive të dobëta, ka vrarë me thikë shtetasin N. N.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë, pas marrjes së informacionit se 62-vjeçari i shumëkërkuar fshihej në fshatin Vrinë, Sarandë, pas disa ditësh mbajtjeje nën kontroll, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponja” dhe strukturat e DVP Vlorë, finalizuan operacionin policor të koduar “Vrina”, si rezultat i të cilit u bë kapja dhe prangosja e shtetasit.

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

Njoftimi:

Finalizohet operacioni policor i koduar “Vrina”.

Operacioni, nga Komisariati i Policisë Sarandë, në bashkëpunim Forcën e Posaçme “Shqiponja” dhe strukturat e DVP Vlorë.

Kapet dhe vihet në pranga, në fshatin Vrinë, një shtetas i shumëkërkuar, i dënuar me 20 vjet burgim, për vrasjen e një shtetasi, në vitin 1998.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë, pas marrjes së informacionit se një shtetas i shumëkërkuar fshihej në fshatin Vrinë, Sarandë, organizuan punën dhe pas disa ditësh mbajtjeje nën kontroll, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponja” dhe strukturat e DVP Vlorë, finalizuan operacionin policor të koduar “Vrina”, si rezultat i të cilit u bë kapja dhe prangosja e shtetasit:

– Hair Breshanaj, 62 vjeç, banues në Sarandë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Parë Vlorë, me vendimin e datës 21.12.2000, e ka dënuar me 20 vjet burgim, për veprën penale “Vrasja me dashje”. 62-vjeçari, më datë 24.11.1998, në lagjen “Uji i Ftohtë”, Vlorë, pas një konflikti për motive të dobëta, ka vrarë me thikë shtetasin N. N.

Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqesor Vlorë, për veprime të mëtejshme.…jetoilumtu.al/

 

Scroll to Top