E frikshme/ Greqia ‘pushtohet’ nga flakët, digjen shtëpi dhe makina

Jil
Jil
1 Min Read

 

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

Vazhdon beteja e zjarrfikësve, vullnetarëve dhe banorëve për të frenuar dhe vënë nën kontroll zjarrin që ka rënë që prej orës 10:00 të së shtunës në Vatera, në jug të Lesvosit.

Zjarri ka nisur nga mali, në Rogada, por erërat e forta e kanë zbritur në vendbanimin Vaterou.

Me gjithë përpjekjet e shumta, janë djegur dy shtëpi, një makinë dhe një fermë, ndërsa janë dëmtuar edhe biznese turistike.

Zjarri po djeg tashmë zonat bujqësore dhe pyjore, si dhe në parcela banimi që nuk ishin pastruar.

Erërat e forta që fryjnë shtyjnë flakët drejt fshatit Vrisë, ku ka një sipërfaqe të madhe pyjore.

Sipas guvernatorit rajonal të Egjeut të Veriut, Kostas Moutzouris, gjatë përpjekjeve për shuarjen e zjarrit mbeti i plagosur një zjarrfikës, ndërsa pas komunikimit të tij me ministrin e Krizave Klimatike dhe Mbrojtjes Civile, Christos Stylianidis,

mjetet ajrore që operojnë në zona u përforcuan…/jetoilumtu.al/

 

 

burimi lajmifundit.al/

 

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *