E FUNDIT/ ”Kercet” arma ne Vlore, raportohen te shtena zjarri (detajet e para)

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Të shtëna me armë zjarri raportohen në Vlorë. Siç raportohet, ngjarja ka ndodhur këtë mësditë në zonën e “Ujit të Ftohtë”, në afërsi të vilave qeveritare.

Policia dhe sherbimet perkatese kane mberritur menjehre ne vendngjarje dhe po punojne mbi zbrdhjen e saj.

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

Njoftimi i policisë: 

Vlorë/Informacion paraprak

Sot, rreth orës 12:00, në afërsi të tunelit në “Uji të Ftohtë”, si pasojë e një konflikti të çastit për motive të dobëta, dyshohet se një shtetas, ka qëlluar me armë zjarri në ajër.

Nga verifikimet e bëra nga shërbimet e Policisë, nuk ka persona të dëmtuar.

Janë ngritur pika kontrolli dhe vijon krehja e zonës për kapjen e autorit i cili është identifikuar nga Policia menjëherë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e personave të përfshirë në konflikt.jetoilumtu.al/

 

burimi lajmifundit.al/

 

Scroll to Top