(FOTO) I dënuari përjetë tregon të mbjellat në burg: Toka shqiptare është e bekuar

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Demë Shehu, anëtari i grupit “Kumanova” , është duke vuajtur dënimin e përjetshëm në një burg të Maqedonisë së Veriut.

Ai ka publikuar foto nga jeta e burgut, ndërsa tregon të mbjellat e tij në ambientet e institucionit të vuajtjes së dënimit.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Shehu u shpreh se toka shqiptare është e bekuar dhe se këtë e tregon fakti që mbijnë të gjitha llojet e perimeve.

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

(FOTO) I dënuari përjetë tregon të mbjellat në burg:

“Se kjo tokë është Shqiptare dhe e bekuar nga i lumi Zot, e tregon fakti se këtu mbinë të gjitha llojet e perimeve.

Kjo tokë e bekuar shqiptare, e ka ngjashmërinë me fushat e Myzeqesë! Kudo që të jemi, kurrë nuk do të rreshtim së mbjelluri farat e çlirimit të tokave tona Ilire-Arbërore-Shqiptare!”, shkroi ai.

Për ngjarjet e 9-10 majit 2015 në Kumanovë janë dënuar 37 persona me gjithsej 746 vjet burg.

7 janë dënuar me burgim të përjetshëm, 13 me nga 40 vjet burg ndërsa 6 me nga 20 vjet burg. 4 persona u liruan si të pafajshëm ndërsa të tjetërt kanë dënime nga 12 në 18 vjet burg.

Grupi ka deklaruar se vendosja e tij në Kumanovë ishte bërë për shkak të shkeljes së të drejtave të shqiptarëve në Maqedoni..jetoilumtu.al/

 

burimi lajmifundit.al/

 

Scroll to Top