Manovra të rrezikshme me “Jet ski” pranë pushuesve në Durrës, gjobitet 25-vjeçari, ja shuma

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Një 25-vjeçar është gjobitur me 10.000 lekë të rinj pasi ka rrezikuar jetën e pushuesve duke bërë manovra të rrezikshme me “Jet ski” pranë bregut të detit.

Gjithashtu policia ka sekuestruar mjetin e tij lundrues. Gjatë kontrolleve nga Ksamili në Velipojë uniformat blu kanë verifikuar 31 mjete lundruese, kryesisht “Jet ski” dhe skafe, për dokumentacionin që duhet të kenë, si dhe për t’u bërë me dije sanksionet, drejtuesve të tyre, në rast shkeljeje të perimetrit të sigurisë së pushuesve.

Policia Kufitare

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

Kreu manovra të rrezikshme me një mjet lundrues “Jet ski”, në zonën e ndaluar për mjetet lundruese, në plazh, Durrës, duke rrezikuar pushuesit, Policia Kufitare e Durrësit ka ndërhyrë menjëherë duke bllokuar dhe shoqëruar në Port, mjetin lundrues, së bashku me drejtuesin e tij.

Gjatë kontrollit, u konstatua se drejtuesi, shtetasi E. T., 25 vjeç, banues në Durrës, nuk kishte dokumente për mjetin lundrues. Policia Kufitare bllokoi mjetin lundrues dhe ndëshkoi me masë https://www.jetoilumtur.al/wp-content/uploads/2010/08/triforce-wallpaper.jpgistrative në vlerën 10.000 lekë të rinj, shtetasin E. T.

Gjatë kësaj jave, në të gjithë zonën bregdetare, janë zhvilluar kontrolle të hërëpashershme për mjetet lundruese dhe për zbatimin e detyrimeve për të mos lundruar në zonat e mbrojtura me bova.

Si rezultat i kontrolleve, nga Ksamili në Velipojë, janë verifikuar 31 mjete lundruese, kryesisht “Jet ski” dhe skafe, për dokumentacionin që duhet të kenë, si dhe për t’u bërë me dije sanksionet, drejtuesve të tyre, në rast shkeljeje të perimetrit të sigurisë së pushuesve.

Policia Kufitare do të vijojë intensivisht kontrollet në të gjithë vijën bregdetare dhe apelon për të gjthë ata shtetas që kanë në përdorim apo japin me qira për përdorim mjete argëtuese lundruese, të tregojnë kujdes maksimal për të respektuar detyrimet, me qëllim rritjen e sigurisë së jetës së pushuesve në plazhe.jetoilumtu.al/

 

 

 

burimi lajmifundit.al/

Scroll to Top