Policia qipriote ka shpallur në kërkim një 41-vjeçar shqiptar, i cili akuzohet për një seri vepra penale.
Mediat greke raportojnë se bëhet fjalë për shtetasin Jorgo Rrenjollari, ndaj të cilit është lëshuar urdhër-arrest nga autoritetet e Qipros.
Merr lajme ekskluzive
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë duke klikuar këtu
Rasti i parë, i cili po hetohet nga autoritetet është kryer në dhjetor 2021, në Limasol dhe ka të bëjë me veprat e komplotit për kryerjen e një krimi dhe mbajtjen e paligjshme të drogës me qëllim furnizimin.
Rasti i dytë ka të bëjë me veprat e kanosjes me shkrim për vrasje dhe kërcënimeve me dhunë, të kryera midis 14 dhe 24 qershor 2022.
Kujtojmë se më datë 2 dhjetor të vitit të kaluar drejtonte një makinë në Qipro brenda të cilës ishte një çantë me 4 pako që përmbante 3.5 kg marijuanë.
Ndonëse pasagjeri në mjet u arrestua, 41-vjeçari arriti që t’i shpëtonte policisë.…jetoilumtu.al/
burimi lajmifundit.al/