Vrasja e Emiljano Ramazanit dhe Regis Runajt, avokati i Alibejt: Të administrohet dëshmia e ketij ”koke krimi”

Jil
Jil
2 Min Read

Procesi gjyqësor ndaj Erjon Alibejt, i akuzuar si organizator i vrasjes së Emiljano Ramazanit dhe Rigers Runajt në Elbasan është futur në ngërç pas dëshmisë së Henrik Hoxhajt bashkëpunëtor i drejtësisë i arrestuar së bashku me Nuredin Dumanin.

Në seancën e së hënës, avokati i një tjetër të penduari, Xhuliano Hoxhës, ka kërkuar të https://www.jetoilumtur.al/wp-content/uploads/2010/08/triforce-wallpaper.jpgistrohet dëshmia e Henrik Hoxhajt që ka treguar se vrasjen e Ramazanit e ka kryer Skerdi Tase dhe ai ka luajtur rolin e shoferit.

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

Sipas Hoxhajt, vrasja është  organizuar nga Nuredin Dumani, ndërsa urdhërues ka qenë Erjon Alibej.

Por ndryshe pretendon Euglen Halili dhe Xhuljano Hoxha që kanë treguar se vrasjen e kanë kryer ata me porosi të Alibejt.

Seanca e së hënës është shtyrë dhe do të mbahet më 6 shtator, për t’i lënë kohë avokatëve të https://www.jetoilumtur.al/wp-content/uploads/2010/08/triforce-wallpaper.jpgistrohet dëshmia e Henrik Hoxhajt.

Vrasjet e Emiljano Ramazanit dhe Regis Runajt u zbardhën nga Prokuroria e Elbasanit pas arrestimit të Euglen Halilit dhe Xhuliano Hoxhës, që pasi kanë bashkëpunuar me drejtësinë kanë deklaruar se kanë kryer ata vrasjen e Ramazanit dhe me pas të Regis Runajt me porosi të Alibejt.

Më pas dosja u transferua në SPAK dhe sipas hetuesve pas arrestimit të Erion Alibejt, janë siguruar prova se ai ishte porositësi i vrasjes së Regis Runajt dhe Emiljano Ramazanit, si hakmarrje për vrasjen e vëllait të tij Endrit Alibej në fund të dhjetorit 2018-tës.…jetoilumtu.al/

 

burimi lajmifundit.al/

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *