JiL.al - Jeto i Lumtur

“Keni dekonspiruar informacionin”/ RENEA zbarkoi në Elbasan, Tao Çela e përplas me policinë e Peqinit

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Tashmë prej disa muajsh forcat speciale RENEA kanë zhvilluar operacione të njëpasnjëshme në qarkun e Elbasanit për kapjen e të shumëkërkuarit Talo Çela.

Operacioni më i fundit u zhvillua mbrëmjen e kësaj të hëne.

Burime konfirmojnë se vetëm pak ditë më parë forcat RENEA janë sinjalizuar se i shumëkërkuari Talo Çela fshihej në një banesë të një personazhi të njohur në qytetin e Peqinit, por edhe pas kontrollit të ushtruar aty kanë dalë sërish “duar thatë”.

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

Kjo ka bërë që të ketë një përplasje të ashpër mes drejtuesve të RENEA-s dhe drejtuesve të komisariatit të Peqinit, ku nuk kanë munguar as akuzat ndaj këtyre të fundit se kanë dekonspiruar informacionin.

I njëjti burim thekson se ka patur një përplasje mjaft të ashpër gati në përleshje fizike mes drejtuesve të RENEA-s dhe atyre të policisë së Peqinit, pasi i shkumërkuari është vënë në dijeni të operacionit dhe është larguar nga banesa.…jetoilumtu.al/

 

burimi lajmifundit.al/

 

Scroll to Top