JiL.al - Jeto i Lumtur

Çfarë ndodhi? RENEA “blindon” qytetin e Elbasanit, detaje nga aksioni në terren

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Tashmë  prej disa muajsh forcat speciale RENEA kanë zhvilluar operacione të njëpasnjëshme në qarkun e Elbasanit. Edhe mbrëmjen e sotme forcat RENEA kanë qenë për kontrolle në dia fshatra të Elbasanit.

Mësohet se mbrëmjën e kësaj të hëne forcat policore, sipas Abcnews, kanë qenë në Elbasan për kapjen e të shumëkërkuarit Talo Çela.

Konfirmohet se vetëm pak ditë më parë forcat RENEA janë sinjalizuar se i shumëkërkuari Talo Çela fshihej në një banesë të një personazhi të njohur në qytetin e Peqinit, por edhe pas kontrollit të ushtruar aty kanë dalë sërish “duar thatë”.

Kjo ka bërë që të ketë një përplasje të ashpër mes drejtuesve të RENEA-s dhe drejtuesve të komisariatit të Peqinit, ku nuk kanë munguar as akuzat ndaj këtyre të fundit se kanë dekonspiruar informacionin. I njëjti burim thekson se ka patur një përplasje mjaft të ashpër gati në përleshje fizike mes drejtuesve të RENEA-s dhe atyre të policisë së Peqinit, pasi i shkumërkuari është vënë në dijeni të operacionit dhe është larguar nga banesa.

Ndërkohë pika kontrolli janë ngritur edhe në bashkitë e tjera të qarkut të Elbasanit, dhe në qytet. Edhe pse RENEA që është edhe njësia elitë e forcave policore ka kryer dhjetra operacione në Elbasan, asnjë prej të shumëkërkuarve për vrasje nuk ka rënë në pranga..…jetoilumtu.al/

 

 

 

 

burimi lajmifundit.al/

Scroll to Top