Një aksident rëndë ka ndodhur në autostradën Morinë-Kukës. Ngjarja ka ndodhur më 25.07.2022. 40-vjeçari I.M., duke drejtuar automjetin tip “Volkswagen”, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe është përplasur me trafikndarësen.
Për pasojë ka humbur jetën rrugës për në spital. Gjithashtu është dëmtuar bashkëshortja e tij, shtetasja A. M., 36 vjeçe, e cila pasi ka marrë mjekim në spitalin e Kukësit, është larguar në banesë, jashtë rrezikut për jetën.
Njoftimi: Më datë 25.07.2022, në autostradën Morinë-Kukës, në fshatin Morinë, shtetasi I. M., duke drejtuar automjetin tip “Volkswagen”, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe është përplasur me trafikndarësen.
Merr lajme ekskluzive
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë duke klikuar këtu
Për pasojë është dëmtuar rëndë drejtuesi i mjetit, shtetasi I. M., 40 vjeç, banues në fshatin Shtiqen, i cili ka ndërruar jetë gjatë transportimit në Spitalin e Traumës, Tiranë.
Gjithashtu është dëmtuar bashkëshortja e tij, shtetasja A. M., 36 vjeçe, e cila pasi ka marrë mjekim në spitalin e Kukësit, është larguar në banesë, jashtë rrezikut për jetën.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kukës, për veprime të mëtejshme…jetoilumtu.al/
burimi lajmifundit.al/