JiL.al - Jeto i Lumtur

“Personazhet VIP që i thotë mendja që janë këngëtarë”

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

 

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

Vetëm në Shqipëri ka personazhe që famën e kthejnë në fitim vetëm nëpërmjet këngës. Janë prezantues, humoristë,balerinë por nëse me profesionin e tyre të parë nuk shkelqejnë gjithmonë në ndihmë i vjen muzika. Ky duket vetëm fenomen shqiptar.

Nëse në botë kjo ndodh për qejf ose në një periudhe të vitit kur një aktor nuk ka role dhe në kohën e lirë bën muzikë, si në rastin e Xhim Belushit etj, këtu tek ne gjatë javës i sheh në televizion dhe në fundjavë duke kënduar në lokale, klube apo kafene.

Po e nisim me të parin Bes Kallakun. Në fillim Besi doli me kartën që ishte parodist, madje të njëjtën gjë ka pohuar dhe bashkëshortja e tij Xhensila Myrtezaj, duke e cilësuar madje si më të mirin në këtë fushë, por Besi momentalisht po jeton me muzikën ( nuk e besojmë nëse e sheh njeri Kosheren. Madje më duket se është mbyllur fare) dhe për më tepër që ai ka duete me këngëtarë si Ylli Baka, Mateus Frroku, Klajd Haruni, etj. Dhe madje prej kohësh po përflitet që mund të bëjë edhe një duet me bashkëshorten e tij.Derivat i Bes Kallakut është edhe Olsi Bylyku, për të cilin miq të afërt të jetojnë afër tij thonë se e ka të ndarë mendjen që është shumë i talentuar si këngëtar. Madje Olsit i është bashkuar tashmë në këtë pasion edhe partnerja e tij Egli, e cila në këndvështrimin tonë repon shumë mirë.

Luana Vjollca është një tjetër personazh që thotë se këndon për qejf ama ka që nga 2012 që është ngatërruar në botën e muzikës, duke u marrë “bukën nga goja” edhe këngëtareve më profesioniste. Një periudhë kohe Luana bënte edhe koncerte, ndërsa projektin “Thuaje” e tha të gjithin me këngë. Luana ka bashkëpunuar edhe me artistë ndërkombëtar e shqiptarë si Faydee, RayVanny, Mc Kresha, Getoar Selimi,etj. Megjithatë sa herë bën këngë gjithnjë komentet negative e shoqërojnë në rrjetet sociale.

Donaldi & Romeo

Këngëtarë (me këngë të të tjerëve se vet 4 maksimumi 5 këngë kanë) janë bërë edhe vëllezërit Veshaj të cilët janë duke e kënduar në Shqipëri e Kosovë. Madje shumë shpejt do ti shohim edhe pa Elgit Dodën i cili i quajti (si me shaka) tradhëtar dy vëllezërit vlonjatë.Klea Huta, Elita Rudi, Bora Zemani kanë tentuar të këndojnë gjithashtu por nëse do na dëgjonin neve do bënin mirë të rrinin në atë zonën tyre të rehatshme se nuk kanë shkëlqyer në këtë fushë.

Megjithatë siç e përmendëm edhe në fillim të shkrimit ka patur raste kur personazhe publikë kanë shpalosur aftësitë e tyre vokale. Përshembull Adi Krasta tek “Ethet e së premtes” apo kur ka drejtuar festivale ka pranuar se stonon “si derr” por ama ka kënduar në skenë. Rudina Magjistari ka kënduar herë pas here në programet e saj, gazetari Enkel Demi, Olti Curri në “Kënga Magjike”, Valbona Selimllari dhe sigurisht kampione mbetet Alketa Vejsiu, që në festivalin e 50-të të Rtsh bëri koncertin e saj recital në tre netët e festivalit. 20 këngëtarë ishin në konkurrim por Alketa këndoi 25 këngë përfshirë këtu edhe duetin e saj (atë këngë që mezi e prisnim) me Giusy Ferreri-n.

P.S Aa se mos harrojmë edhe gazetari Eraldo Rexho  vdes të këndojë dhe shumë shpejt do hedhë në treg albumin e tij të parë muzikor me këngë popullore qytetare shqiptare.…jetoilumtu.al/

Scroll to Top