Pra, këtë kërkonin: gënjeshtra. Gënjeshtra të bukura. Kjo u nevojitej.
Njerëzit ishin budallenj. Nuk do ta kisha të lehtë.Ata eksperimentonin me të varfrit dhe nëse funksiononte, e aplikonin trajtimin edhe te të pasurit.
Por, edhe nëse nuk funksiononte, kishte të varfër sa të duash për të eksperimentuar.
Rreth meje ndodheshin të dobëtit në vend të të fortëve, të shëmtuarit në vend të të pashmëve, humbamenot në vend të triumfuesve. Me sa duket, ky ishte fati im: të kaloja gjithë jetën në shoqërinë e tyre. Kjo nuk më shqetësonte aq, sa fakti se unë u dukesha i parezistueshëm këtyre tipave të lodhshëm e idiotë. Isha si një copë muti që tërhiqte mizat dhe jo një lule që dëshirohej nga fluturat dhe bletët. Unë doja të isha i vetëm, ndihesha përsëmbari kur isha vetëm, më i pastër, por nuk isha aq i zgjuar sa të shpëtoja prej tyre. Ndoshta ata ishin udhërrëfyesit e mi: baballarë të një forme tjetër.
Problemi ishte se vazhdimisht duhej të zgjidhje mes dy të këqijave, dhe pavarësisht se ç’zgjedhje bëje, të rrëmbehej edhe një pjesë më shumë nga vetja, derisa nuk mbetej më asgjë.