JiL.al - Jeto i Lumtur

“Familjen e kam në gjakmarrje”/ I riu shqiptar përfundon në burg në Britani: Do punoja në ndërtim por… (EMRI)

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Një 26-vjecar shqiptar është dënuar nga Gjykata në Britaninë e Madhe me një vit burg, pasi u kap duke punuar në një shtëpi të përshtatur për kultivimin e kanabisit.

Geraldo Xixi dëshmoi para gjyqtarëve si ai kishte hyrë në Angli ilegalisht, nëpërmjet ndihmës së një bande që merrej me kultivimin e kanabisit.

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

Ai u arrestua disa ditë më parë, pasi policia hyri në banesën ku ai ishte punësuar dhe gjeti lëndët narkotike. I riu tentoi të arratisej duke u ngjitur në çati, me gjithat në fund u arrestua.

Ai pranoi fajin, por deklaroi e ishte mashtruar, ndërsa deklaroi se familja e tij ishte në gjakmarrje pasi babai i tij kishte vrarë një person.

Po ashtu nëna e tij ishte e sëmurë dhe për këtë arsye kishte vendosur të emigronte për të siguruar para.

Ai tha se i ishte premtuar se do punonte në ndërtim, por më pas ishte mashtruar duke u detyruar të punonte në shtëpi bari. I riu po studionte për Menaxhim Biznesi në vendin tonë, por u detyrua ta linte Universitetin pasi nëna e tij u sëmur.

Autoritetet britanike nuk gjetën asnjë precedent të mëparshëm të të riut, ndërsa po presin përgjigje nga autoritetet shqiptare nëse ka ndonjë dënim në Shqipëri.

Pas përfundimit të dënimit në Britani, i riu do dëbohet drejt vendit tonë.

Scroll to Top