JiL.al - Jeto i Lumtur

Furgoni me turistë futet në parakalim dhe tërheq zvarrë “Volkswagen-in” në Berat

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Një aksident ka ndodhur pak minuta më parë në afërsi të Gjykatës së Beratit. Një furgon me të cilin udhëtonin 10 turistë çek ka marrë zvarrë për disa metra një mjet tip “Volkswagen” që drejtohej nga një femër.

Furgoni ku udhëtonin turistët çek ka parakaluar me shpejtësi mjetin ku po udhëtonte vajza, pikërisht në një aks ku nuk lejohet parakalimi, dhe kur është gjendur përballë me mjete të tjera e ka goditur Vokswagen-in në krahun e shoferit.

Pasi e ka tërhequr disa metra, të dyja mjetet kanë ndaluar, ndërkohë që vajza ka dalë e tmerruar nga makina.

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

Në vendngjarje kanë shkuar efektivë të Policisë Rrugore, që po kryejnë kqyrjen e vendit të aksidentit si dhe po marrin deklaratat e palëve të përfshira e dëshmitarëve.

Aksidenti, që fatmirësisht nuk u shoqërua me të plagosur, krijoi kaos në të vetmen rrugë që përshkon qytetin, duke bllokuar qarkullimin e mjeteve në njërin sens.jetoilumtu.al/

Scroll to Top