Marrëdhëniet e tensionuara mes nënës dhe të birit duket se kanë qenë arsyeja e një krimi të rëndë në familje në Catania të Italisë, ndërsa prej kohësh mes tyre kishin shpërthyer sherre.
Policia arrestoi për vrasjen e 32-vjeçares Valentina Giunta, djalin e saj 15-vjeçar, i cili i ka shkaktuar vdekjen së ëmës në shtëpinë e saj në Castello Ursino, prej disa plagëve të rënda me thikë.
Sipas asaj që mësohet, marrëdhënia mes nënë dhe djalit kishte kohë që ishte e tensionuar dhe krimi është kryer në kulmin e një mosmarrëveshjeje mes tyre.
Trupi i Valentina Giunta u gjet nga policia në orët e vona të mbrëmjes dy ditë më parë. Punonjësit e policisë kishin ndërhyrë pas denoncimit të një familjari të viktimës, i cili tha se kishte frikë se gruaja mund të ishte në rrezik.
Karabinierët u fokusuan menjëherë në një ‘pistë’ të brendshme brenda familjes dhe kryen hetime për partnerin e viktimës, i cili vitet e fundit ishte denoncuar për keqtrajtim nga gruaja, e cila më pas u tërhoq nga ankesa.
Mirëpo, burri është ndaluar për një tentativë vrasjeje prej disa kohësh në një burg në Siçili.
Hetimet kaluan te të dyshuar të tjerë të mundshëm, përfshirë djalin 15-vjeçar të viktimës, dyshime që me kalimin e orëve kanë gjetur gjithnjë e më shumë qëndrueshmëri.
Kështu, pasi ka përfunduar aktet urgjente, Prokuroria e Rrethit ia ka përcjellë dosjen asaj për të miturit në Catania, të koordinuar nga prokurorja Carla Santocono, e cila ka urdhëruar arrestimin e pesëmbëdhjetëvjeçarit.
burimi lajmifundit.al/