Policia e Tiranës ka arrestuar 23-vjeçarin O.M., pasi ka plagosur me mjet prerës të riun E.M., 21-vjeç. Uniformat blu bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme pas një konflikti për motive të dobëta.
Për pasojë 21-vjeçari i plagosur E.M., ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Sakaq materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.
Njoftimi
Merr lajme ekskluzive
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë duke klikuar këtu
Plagosi me mjet prerës një shtetas, vihet në pranga 23-vjeçari.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 5 arrestuan në flagrancë shtetasin O. M., 23 vjeç, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”.
Ky shtetas, mbrëmjen e djeshme, pas një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës shtetasin E. M., 21 vjeç, i cili si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.jetoilumtu.al/