“Benzi” dhe “Audi” përplasen “kokë më kokë” në Berat, dy të plagosur, foto

Jil
Jil
1 Min Read

 

 

Një aksident është regjistruar mbrëmjen e sotme në lagjen “Dëshmorët e Kombit”, pranë shkollës Kristaq Capo në Berat.

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

Siç edhe duket edhe nga fotot e aksidentit, dy mjetet, njëri tip “Benz” dhe tjetri tip “Audi” janë përplasur me njëri-tjetrin në rrugë. Dy mjetet kanë pësuar dëme të mëdha materiale, ndërkohë që si pasojë e aksidentit janë lënduar lehtë dy drejtuesit e mjeteve.

Gazetarja Eneida Petova raporton për BalkanWeb se ata janë dërguar për mjekim në Spitalin Rajonal të Beratit dhe janë jashtë rreziku për jetën.

Në vendngjarje kanë shkuar efektivë të policisë rrugore,që po punojnë për zbardhjen e shkaqeve dhe dinamikës së aksidentit. Paraprakisht mendohet se shkak për këtë aksident është bërë shpejtësia. Sipas burimeve në vendngjarje,dy të rinjtë ishin duke qarkulluar me shpejtësi dhe kanë humbur kontrollin e mjeteve./…jetoilumtu.al/

 

burimi lajmifundit.al/

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *