E FUNDIT/ Sherr dhe pengmarrje në Elbasan/ Policia gjen të riun, kapen autorët, ishin..

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Dy grupe rivale janë përplasur me njëri-tjetrin në qendër të Elbasanit, duke përdorur dhe sende të forta.

Pas sherrit disa nga personat e përfshirë në sherr janë larguar nga vendngjarja me një mjet “Ford” ngjyrë gri. Ndërsa para se të largoheshin kishin marrë me vetë një person, duke e futur me dhunë në mjetin e tyre.

Policia e Elbasanit bën me dije se ka gjetur personin i cili u mor peng mbrëmjen e kaluar pas një sherri me disa grupe rivale në Elbasan.

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

Blutë kanë shoqëruar në polici autorët, ndërkohë që ende nuk dihet identiteti i personave të përfshirë në konflikt, apo personi që u mor peng.

Cfare thoshte mbreme Policia e Elbasanit

Blute e qytetit ne nje informacion paraprak konfirmuan se “rreth orês 22:20, jemi njoftuar se në afersi të Pallatit të Sportit disa adoleshentë janë konfliktuar ndërmjet njeri- tjetrit.

Në konflikt e sipër sipas të dhënave te ardhura në sallën operative dyshohet se njëra nga palët është larguar me një automjet duke marrë me vete dhe një person tjetër pa deshirën e tij.

Nga veprimet paraprake të kryera në vendin e ngjarjes nuk mund të konfirmohet ky fakt i pretenduar në telefonatën e ardhur në sallën operative.

Policia po punon për sqarimin e rrethanave dhe vertetesine e ngjarjes, nderkohë janë intensifikuar masat e sigurisë në qytet”…jetoilumtu.al/

 

 

burimi lajmifundit.al/

Scroll to Top