E FUNDIT/ Pezullohen nga detyra 2 inspektorë të Trafikut Urban dhe Interurban në Vlorë, ja akuzat mbi ta

Jil
Jil
2 Min Read

Dy inspektorë, me detyrë trup shërbimi në sektorin Urban dhe Interurban në Vlorë janë pezulluar nga detyra.

Sipas njoftimit të Autoritetit të Mbikëqyrjes policore, dy inspektorët akuzohen për “Shpërdorim detyre” dhe “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike.”

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

Njoftimi i plotë:

Drejtoria Rajonale e AMP Vlorë ka ekzekutuar masat e sigurimit me karakter ndalues të Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë ndaj dy punonjësve të Sektorit të Trafikut Urban dhe Interurban në DVP Vlorë.

Gjykata e Shkallës së Parë Vlorë, në kuadër të procedimit penal nr. 824/2022 referuar nga AMP në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë regjistruar për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” ka vendosur masën e sigurisë me karakter ndalues “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik”, ndaj:

– Inspektor I. LL., me detyrë trup shërbimi në Sektorin e Trafikut Urban dhe Interurban në DVP Vlorë

– Inspektor R. Y., me detyrë trup shërbimi në Sektorin e Trafikut Urban dhe Interurban në DVP Vlorë.

Nga hetimet e procedimit penal nr. 824 të vitit 2022, të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë është arritur të dokumentohet me prova ligjore, se në disa raste punonjësit e policisë kanë konsumuar gjatë ushtrimit të detyrës elementë të veprës penale “Shpërdorimi i detyrës” kryer në bashkëpunim, duke favorizuar shtetas në shkelje të ligjit përkundrejt përfitimit monetar

..jetoilumtu.al/

 

burimi lajmifundit.al/

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *