Vala e nxehtësisë merr “pushimet”, paralajmërojnë meteorologët: Ja çfarë na pret javën që vjen, përgatituni!

Jil
Jil
2 Min Read

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

Vala e nxehtësisë përfundon kur temperatura maksimale ulen nën 30 gradë Celsius, ndërsa deri të dielën temperatura maksimale pritet të arrijë çdo ditë deri në 30 gradë Celsius e më shumë. Pra, kemi të bejmë me dobësim të valës së nxehtësisë e jo me përfundim të saj.

Kjo valë nxehtësie pritet të përfundojë të dielën kur temperatura maksimale pritet të ulet nën 30 gradë Celsius, megjithatë nga mesi i javes së re temperatura përsëri do të ngriten mbi 30 gradë Celsius dhe kjo do të shënojë fillimin e një vale të re të nxehtësisë verore.

Sidoqoftë, nga nesër (e enjte) e deri të dielën, edhe pse me temperatura të larta shpeshherë priten shtrëngata lokale me bubullima, me përjashtim të dites së premte e cila pritet të jetë më stabile.

Të shtunën temperatura shënojnë rritje të ndjeshme, ndërsa të dielën ato ulen për të shënuar fundit e kësaj vale të nxehtësisë afrikane.

Fillimi i javës së re do të jetë i këndshëm, ndërsa temperaturat shënojnë rritje graduale deri në mesin e javës kur pritet të fillojë vala më e re e nxehtësisë me temperatura mbi 30 gradë Celsius.

Edhe kjo valë nxehtësie që fillon në Gusht pritet të jetë intensive me temperatura maksimale deri në 35 gradë Celsius e në zonat më të nxehta deri në 40 gradë Celsius.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *