EMRAT/ Ngritën policinë në “këmbë”, kush janë katër të rinjtë që mbajtën peng 17-vjeçarin

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

 

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

 

Policia Elbasan ka dhene detaje mbi ngjarjen e ndodhur mbremjen e te merkures kur disa persona i hoqën lirinë një minoreni, duke e mbajtur për disa minuta në automjet.

Policia identifikoi dhe vuri në pranga 4 autorët. Mesohet  se të arrestuarit për veprën penale “Heqje e paligjshme e lirisë” e kryer në bashkëpunim, janë shtetasit :

Danjel Berati 20 vjeç
Fabjan Goguaj 19 vjeç
Beqir Qytyku 22 vjeç
Ergys Goguja 20 vjeç

“Këta shtetas, pas një konflikti fizik për motive të dobëta, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë mbajtur me forcë në automjet, për disa minuta, një 17-vjeçar të përfshirë në konflikt”, ben me dije policia.

NGJARJA

Sipas bluve, mbrëmjen e djeshme, rreth orës 22:20, salla operative e DVP Elbasan ka marrë njoftim për një konflikt mes disa adoleshentëve, në afërsi të pallatit të sportit.

Sipas njoftimit disa nga personat e përfshirë në konflikt kishin marrë në automjet, pa dëshirën e tij, një person tjetër të përshirë në konflikt.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje dhe falë veprimeve të shpejta hetimore dhe profesionale kanë bërë të mundur zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e personave të përshirë në konflikt.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan, për veprën penale “Heqja e paligjshme e lirisë”, e kryer në bashkëpunim

jetoilumtu.al/

Scroll to Top