E FUNDIT/ Momenti kur i vendoset lëndë plasëse servisit në Tiranë

Jil
Jil
2 Min Read

Ky është momenti kur dy persona ende të paidentifikuar, të veshur sportive me të zeza dhe me maskë anti covid afrohen me biçikletë pranë servisit të makinave në zonën e Liqenit të Thatë në Tiranë dhe vendosin lëndën plasëse.

40 sekonda pasi mbërrijnë, njëri prej tyre afrohet në biznesin në pronësi të Ronaldo Petit dhe i vendos tritolin.

Dy autorët largohen me shpejtësi prej andej, ndërsa lënda plasëse shpërthen pas disa sekondash. E gjithë skema ka ndodhur në 1 minutë.

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

 

Ngjarja ndodhi rreth orës 04:35 minuta. Fatmirësisht, nga ngjarja nuk pati të dëmtuar në njerëz, por vetëm dëme material.

Për shkak të sasisë së vogël të tritolit të vendosur në servis, policia dyshon se është një formë kërcënimi për pronarin e biznesit.

Ronaldo Peti u mor në pyetje nga grupi hetimor. Ai u tha oficerëve të komisariatit numër 1 se lënda plasëse i është vendosur nga konkurrenca dhe se nuk ka konflikte me ndonjë person.

Por, policia dyshon se tritoli i është vendosur për shkak të disa konflikteve që Peti ka pasur kohët e fundit me disa nga banorët e zonës.…jetoilumtu.al/

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *