Killer me pagesë, flet i arrestuari për ekzekutimin e Sajmir Jakut, saga e hakmarrjeve që tronditi Rrëshenin

Jil
Jil
4 Min Read

 

 

Është përballur me gjykatën për masën e sigurisë Dorjan Keqi, i akuzuari për vrasjen e ish-drejtorit të OST, Saimir Jaku në vitin 2016.

Në sallën e gjyqit, Keqi nuk ka pranuar përfshirjen në ngjarje dhe nuk ka folur për ngjarjen nëersa ka deklaruar se ditën e ngjarjes ka qenë në Vinjoll të Kurbinit.

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

Prokurori ka kërkuar masën e sigurisë arrest me burg që është pranuar nga gjykatësja Elsa Ulliri që ka caktuar ndaj të dyshuarit Dorjan Keqi masën e sigurisë arrest me burg

NGJARJA

Vrasja e Saimir Jakut dyshohet se ka ndodhur si pjesë e sagës së gjakmarrjes mes dy familjeve në Rrëshen.

Ngjarjet më të bujshme së fundmi nga kjo sagë ishin ekzekutimi me snajper në janar 2020 i Kastriot Reçit dhe atentati me tritol në mes të Tiranës ndaj Preng Gjinit.

Ish-drejtori i Tensionit të Lartë në OSHEE, Saimir Jaku, 33 vjeç, i cili deri pak javë para vrasjes ishte zyrtar i shtetit, është ekzekutuar me breshëri automatiku rreth orës 09:40, të datës 9 shtator 2016 në një nga lokalet më të frekuentuara të Rrëshenit.

Zyrtari i kishte shpëtuar një atentati më parë. Mësohet se viktima ishte transferuar më 1 shtator 2016 në Drejtorinë e Tensionit të Lartë në Tiranë, në pozicionin Shef Sektori i Asistencës Teknike SCADA + GIS/ Dega Teknike, ndërkohë që mbante dhe pozicionin e anëtarit të Këshillit të Qarkut në Lezhë.

Autorët e krimit e qëlluan viktimën me breshëri në rrugicën e lagjes së tij, por asokohe i shpëtoi atentatit që ndodhi për motive banale. Ai i ka shpëtuar një tjetër sherri, ku u tentua të vritej sërish. Këto ngjarje kanë ndodhur vite më parë dhe sipas banorëve të Rrëshenit, konfliktet ishin sheshuar.

Hetimet u zhvilluan për ndonjë konflikt të mundshëm të Jakut, pa lënë jashtë vëmendjes vrasjen për shkak të detyrës. Policia ka thënë se po verifikohej edhe periudha kur i ndjeri ka qenë emigrant në Itali.

Seria e vrasjeve për hakmarrje

Vrasja e Jakut dyshohet të jetë në serinë e vrasjeve për hakmarje mes dy familjeve në Rrëshen, Gjini e Reçi. E fundit në të serinë e vrasjeve ishte ekzekutimi me snajper i Kastriot Reçit.

Lexo edhe: Tritol në mes të Tiranës, vrasje me snajper dhe “sharrim” me kallash, saga e vrasjeve mes familjeve në Rrëshen: Sot u kap ekzekutori i Sajmir Jakut

Kalvari i vrasjeve dyshohet se nisi për prishjen e pazareve të drogës, dhe deri tani nga përplasja mes dy familjeve janë ekzekutuar 5 persona në Belgjikë, Romë dhe Shqipëri. Sajmir Jaku, Gasper Reçi, Kreshnik Gjini, Tonin Gjini dhe Kastriot Reçi,

Pas Jakut, një vit më pas u vra në Itali Gaspër Reçi 43 vjeç me 4 plumba. Ai u ekzekutua në Romë në banesën e tij, ndërsa autori nuk u zbulua. Nga hetimet rezultoi se ai ishte me precedent penal në fushën e narkotikëve.

Viktima e radhës ishte në Belgjikë, Kreshnik Gjini 31 vjeç, që u ekzekutua 6 Shtator 2017 në komunën Forest. Vrasja ishte e lidhur me atë në Rrëshen dhe Romë, por autorët nuk u zbuluan.

Armando Gjini ishte viktima e radhës. Ai u ekzekutua në gusht 2019 në qendër të Rrëshenit. Ai njihej si pjesë e bandës së Met Kananit, i njohur nga mediat turke si “Eskobari shqiptar”. jetoilumtu.al/

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *